Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rita Ora paralajmëron këngën e saj të re “You only love me”

Gazeta10
10 January 2023 - 17:53

Rita Ora ka zbuluar se kënga e saj e re “You Only Love Me” do të publikohet të mërkurën.

Këngëtarja 31 vjeçe, mund të shihej e zhveshur dhe e zhytur në një vaskë në klipin mbresëlënës së këngës së re, në mbishkrimin e të cilit theksoi: “Më shumë për t’u zbuluar… të mërkurën ora 17:00 GMT”.

Rita mori një mbështetje të madhe nga fansat e saj në pjesën e komenteve të videos, teksa ata i thanë se ‘mezi prisnin’ këngën e saj të re.

Videoja është realizuar në një banjë elegante të zbukuruar me pllaka metroje jeshile dhe të bardha, teksa ajo zhytej e vetme në një banjë.

Klipi i ri vjen pasi Rita publikoi më herët një tjetër video të shkurtër në rrjetet sociale duke paralajmëruar muzikën e saj të re.

Në video, Rita shihej së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi, në plazh duke parë një shfaqje fishekzjarrësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.