Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të veçanta nga festimi i ditëlindjes së saj të 34-të, të cilën e kremtoi pak ditë më parë.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, interpretuesja e hitit “For You” mahniti me elegancën e saj, duke u shfaqur me një fustan transparent që nxirrte në pah linjat e saj të tonifikuara dhe bukurinë e saj të sofistikuar.
“Faleminderit për këtë udhëtim të mrekullueshëm. Kujtime që do të zgjasin përgjithmonë. Ju dua”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografive, duke ndarë mirënjohjen dhe emocionet për këtë moment të veçantë të jetës së saj.
View this post on Instagram
Festa e ditëlindjes u mbajt në një atmosferë intime, pranë familjarëve, miqve më të mirë dhe bashkëshortit të saj, regjisorit të famshëm Taika Waititi. Kujtimet e ndara tregojnë një mbrëmje të mbushur me gëzim, dashuri dhe momente të paharrueshme.
Rita Ora, e cila është një prej emrave më të suksesshëm shqiptarë në arenën ndërkombëtare, vazhdon të mbetet një frymëzim për fansat e saj, jo vetëm me talentin e saj artistik, por edhe me elegancën dhe energjinë pozitive që sjell në çdo moment të jetës.
View this post on Instagram