Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rita Ora sonte mban koncert në Tiranë

Gazeta10
06 September 2022 - 10:30

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sonte do të mbajë koncert falas në Tiranë, raporton Gazeta10.

 Koncerti i Ritës do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Rita gjatë qëndrimit në Tiranë u dekorua nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin e lartë “Naim Frashëri”, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.

Më pas gjatë ditës këngëtarja u prit dhe nga ftuesi i saj kryebashkiaku Erion Veliaj. Rita Ora, ka vizituar një qendër komunitare të fëmijëve në Tiranë që mbështetet nga UNICEF ku ka zhvilluar aktivitete të ndryshme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.