
Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10
Në Prekazin legjendar, gjatë së dielës ndodhi një pajtim, që i kësaj natyre është parë të ketë ndodhur rrallëherë. Me ndërmjetësimin e humanistit Halil kastrati, përfaqësuesit e dy trifogrupeve rivale, ia shtrinë dorën e pajtimit njëri-tjetrit, shkruan Kanal10.
Rivalitetit dhe mosmarrëveshjeve prej afro 10 vjetësh i dhanë fund.
Tifogrupet “Ballistët” nga Tetova dhe “Shvercerat” nga Shkupi zgjodhën që këtë ta bëjnë në Prekaz.
Pajtimi i tyre u mundësua edhe me ndërmjetësimin e Halil Kastratit.
Hoxha dhe humanisti i mirënjohur, ka treguar se nga ka ardhur ideja për pajtimin e dyja tifo-grupeve të futbollit, që tash e sa kohë kishin probleme mes tyre.
E vetë protagonistët sqaruan se shkaqet e mosmarrëveshjeve ishte rivaliteti sportiv.
I emocionuar që Memoriali “Adem Jashari” ishte përzgjedhur për pajtim, u shpreh edhe Bekim Jashari.
Pas këtij akti, pajtimi i tyre vazhdoi të kremtohet në forma tjera.