Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rizvanolli: Do të bëjmë maksimumin për të evituar rritjen e tarifave të energjisë elektrike

Gazeta10
11 November 2026 - 20:48

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të bëjë maksimumin për të shmangur një rritje eventuale të tarifave të energjisë elektrike.

E ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, Rizvanolli ka thënë se ende është herët të flitet për ndryshimin e tarifave, por ka siguruar se institucionet do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe kompetencat për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë.

Ajo ka rikujtuar se edhe gjatë këtij viti, në bashkëpunim me KEK-un, Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe KESCO-n, ishte arritur një dakordim që mundësoi shmangien e rritjes së tarifave, në kohën kur po realizoheshin investimet në Termocentralin Kosova A.

“Do të bëjmë maksimumin që të evitojmë një rritje eventuale të tarifave”, ka deklaruar Rizvanolli në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.