
Drejtori sportiv i SC Gjilanit, Sevadil Robelli, në emisionin Kampionët në Kanal10 ka folur rreth gjendjes së Gjilanit, pas dorëheqjes së Florim Zukës nga posti i presidentit të klubit, shkruan Gazeta10.
Robelli te Kampionët deklaroi se derisa të bëhen ndryshime në udhëheqësinë e klubit, Florim Zuka do të vazhdojë të mbetet president i SC Gjilanit.
“Priten disa ndryshme në klub, gjithashtu priten edhe në pronësi. Janë duke u zhvilluar negociata me pale të ndryshme. Deri sa të bëhen këto ndryshme President do të jetë Florim Zuka. Këto kontrata që janë nënshkruar do të zbatohen. A i zbaton Florim Zuka apo pala tjetër që e merr klubin, lojtarët dhe stafi nuk kanë nevojë të shqetësohen.” tha Robelli te Kampionët.
Gjilani e ka nisur mjaft mirë stinorin e ri në elitën e futbollit kosovar, ku renditet në pozitën e parë në tabelë pas gjashtë xhirove. /Gazeta10/