Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rohde: Gjermania mbështet plotësisht Kosovën për anëtarësimin në Këshill të Europës

Gazeta10
29 November 2022 - 15:05

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermani e mbështet plotësisht anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, raporton Gazeta10.

Rohde këto komente i ka bërë pas takimit që ka pasur sot bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim kanë marrë pjesë deputetët: Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi dhe Besnik Tahiri.

Këtu keni statusin e plotë:

 “Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës ”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.