Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Roma fiton ndaj Sampdorias me tri gola në pjesën e dytë

Gazeta10
02 Prill 2023 - 20:35

Roma ka fituar ndaj Sampdorias në Serie A të dielën, me tri gola të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.

Roma të dielën fitoi me rezultatin 3:0 në kuadër të xhiros së 28-të të elitës italiane të futbollit. Jeison Murillo i mysafirëve në minutën e 52-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe epërsinë numerike të lojtarëve e shfrytëzuan vendësit.

Georginio Wijnaldum në minutën e 57-të i dha epërsinë vendësve, ndërsa Paulo Dybala shënoi nga penalltia në minutën e 88-të.

Golin e tretë e realizoi Stephan El Shaarawy në minutën e katërt të kohës shtesë. Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 50 pikëve, aq sa ka edhe Interi. Sampdoria në vendin e parafundit ka 15 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.