
I dyshuari kryesor për rrahjen e një biznesmeni në Istog u arrestua sot.
Lidhur me rastin u deklarua Prokuroria e Pejës.
Zëdhënësi Shkodran Nikçi, deklaroi se ai akuzohet për lëndim të rëndë trupor dhe përdorim të armës.
Derisa theksoi i arrestuari tjetër, i cili është arrestuar ditë më parë është ndaluar për 48 orë.
Nikçi shtoi se e ka pranuar fajësinë dhe se ai ka qenë vetëm pjesëmarrës në këtë rast.
“Është ndaluar 48 orë dhe ndaj tij s’ka ndonjë kërkesë, sepse ka qenë vetëm pjesëmarrës në rrahje dhe e ka pranuar fajësinë“, tha Nikçi. /KK