Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rrahmani gjithnjë e më afër rikthimit, i bashkohet ekipit në stërvitje

Gazeta10
27 December 2022 - 14:15

Napoli e ka marrë një lajm të mirë sot.

Amir Rrahmani më në fund i është bashkuar ekipit në stërvitje, njoftojnë mediat italiane, përcjell “Gazeta10.

Qendërmbrojtësi kosovar ka munguar qe një kohë të gjatë, ndërsa ishte lënduar në ndeshje me Cremonesen.

Sidoqoftë, Rrahmani e ka lënë prapa krahëve tërheqjen muskulore dhe tash është gati për sfidat e reja.

Trajneri Luciano Spalletti pret që ta ketë në dispozicion njërin prej liderëve të tij për ndeshjen e 4 janarit ndaj Interit në kampionat.

Rrahmani është pjesë e rëndësishme e napolitanëve këtë sezon, të cilët prijnë në Serie A dhe po iu ecin punët mjaft mirë edhe në Ligën e Kampionëve. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.