Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rreshjet e shiu, KEDS: Rajonet më të prekura janë Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj

Gazeta10
23 June 2024 - 20:34

KEDS-i ka bërë të ditur se reshjet e paralajmëruara të shiut për pasditen e sotme kanë mobilizuar ekipet e kësaj kompanie, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet.

“Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra e shkarkime atmosferike, vende-vende edhe me breshër, kanë bërë që disa lartpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit”.

“Aktualisht, rajonet më të prekura janë Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj”.

“Falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa dalje tashmë janë rikthyer në funksion, ndërkaq ekipe shtesë janë aktivizuar në të gjitha vendet e prekura nga këto reshje shiu për të rikyçur konsumatorët sa më parë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.