10plus

Rrëfimi drithërues i Anisës për vështirësitë që ia solli sëmundja e saj

Gazeta10
03 Dhjetor 2024 - 7:36

Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa, ka bërë rrëfimin e jetës përgjatë qëndrimit në shtëpi.

Anisa ka rrëfyer me plotë emocione rreth fëmijërisë së saj, dhe mënyrën se si është rritur.

Ajo ka thënë se është rritur si djalë, pasi nga fëmijëria e kanë veshur si të tillë, dhe si e tillë thotë se ndihet akoma, sipas saj, me energji mashkullore përbrenda.

Tutje, Anisa ka treguar për sëmundjen e saj, e cila vuan nga skolioza.

“E kam parë në pasqyrë shpinën, jam kthyer anash në anën e majtë dhe e pashë njërën pjesë të shpinës më të ngritur. Shkova te mami dhe i thashë më shiko, se diçka nuk është në rregull me mua, mos jam vrarë. Momentin që doktori e ka pa shpinën time, ai i ka thënë nënës time qysh keni mundur ta lejoni fëminë tuaj në këtë gjendje, mos t’i bëni ndonjë kontrollë… Kemi shku në doktorë të ndryshëm dhe njëri nga ta tha se kjo që e ka, është shumë problem të rikuperohet apo të shërohet me fizioterapeutë, por ne do të mundohemi që të bëjmë gjëra që kjo të ndihet më mirë. Sëmundja ime është skolioza dhe klifoza e dyfishtë, e kam nga pjesa e qafës deri te boshti i kukave! “, u shpreh Anisa.

Ajo tutje ka rrëfyer se sa vështirë e ka pasur të mbajë jelekun nga doktori, dhe mënyrën se si është bullizuar edhe në shkollë.

“Kam qenë duke ecur, një çikë nga larg më ka bërtitur dhe ka thënë ‘kqyre kjo çika që është e paralizune’, dhe në atë moment truri im ishte “off” u shpreh mes lotësh Anisa, e cila thotë se e kishte përjetuar tejet rëndë.

Anisa ka treguar edhe për pjesën e shërimit, e cila theksoi se kishte momente kur nuk kishte pirë as ilaqet, teksa rrëfeu se ka patur raste që ka tentuar t’i bëjë edhe vetes keq.
“Mjeku më ka thënë që gjithqysh më duhet ta bëj operimin, pasi në të ardhmen nuk mund të bëj fëmijë, dhe rrezikoj edhe të mbes në karrocë”, u shpreh Anisa.

Çmimi i këtij operacioni sipas Anisës, është 200 mijë euro dhe është shumë që unë nuk mund ta arrij, ndaj edhe është pjesëmarrëse e këtij formati.

“Po e shoh veten që nuk jam mirë, si psiqikisht as fizikisht, dhe arsyeja që kam ardhur në Big Brother është për të fituar çmimin dhe ta kryej operimin”, tha Anisa, teksa thotë se i vjen keq për prindërit teksa dëgjojnë se e njëjta ka tentuar t’i bëj vetes keq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.