Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryesindikalisti Jasharaj për rastin sot: Nuk isha i përgatitur emocionalisht për një përplasje të tillë 

Gazeta10
05 September 2022 - 19:52

Rrahman Jasharaj – Kryetar i SBAShK-ut sonte në një rrëfim special në “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se nuk ishte i përgatitur për një përplasje të tillë që ndodhi sot me mësimdhënësit në një shkollë. 

 “Nuk më kujtohen fjalët çka më ka thënë, pasi nuk isha i përgatitur emocionalisht për një përplasje të tillë, ajo çka e di është se nuk ishte mësimdhënës, kishte një fjalor që nuk më kujtohet, pastaj ka tentuar të më afrohej, nuk e di se çka ka qenë qëllimi i tij, ndoshta shkak i frustrimit që po i krijojnë të tjerët ndaj meje”, ka thënë ai në Politiko me Kushtrim Sadikun. 

Jasharaj ka thënë se fatmirësisht nuk e ka goditur, dhe se nuk është rregull kjo që ka ndodhë, por që kjo dëshmon që shkollat nuk janë të sigurta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.