Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrëshqitjet e dheut vazhdojnë të shkaktojnë probleme në Tropojë, bllokohet aksi Bajram Curri–Cerrnicë

Gazeta10
23 November 2026 - 17:08

Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në Tropojë të Shqipërisë. Si pasojë, është bllokuar qarkullimi në segmentin rrugor Bajram Curri–Cerrnicë, në kilometrin 2+680, ku është shembur bazamenti i rrugës.

Pas një vlerësimi teknik, është konstatuar se ekziston rrezik serioz për dëmtimin e mëtejshëm të trupit të rrugës dhe sigurinë e drejtuesve të mjeteve.

Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i qarkullimit në këtë segment, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë.

Qarkullimi i automjeteve do të devijohet përmes aksit alternativ Sopot–Ura e Bujanit.

Grupi i punës po punon për vendosjen e sinjalistikës përkatëse sipas kritereve teknike dhe kodit të qarkullimit rrugor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.