Lajme

Rreth 1 mijë policë në mbrojtje të ndërtesës së Qeverisë, shkak protesta

Gazeta10
12 Nëntor 2022 - 15:32

Sot në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë së Shqipërisë.

Rreth një mijë policë janë në gjendje gatishmërie, ndërsa disa akse rrugore janë të mbyllura që prej orës 15:00.

Policë me maska kundra gaz u panë në rrugë pak orë para fillimit të protestës. Tashmë ata kanë rrethuar Kryeministrinë, shkruan Euronews Albania, transmeton Gazeta10.

Ndërtesa është blinduar dhe shtyllat e ndriçimit afër zonës ku do të mbahet protesta janë lyer me graso.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

Ai ka mbërritur në selinë e PD-së rreth orës 14:00, pak para fillimit të protestës së 12 nëntorit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.