
Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, është paraqitur gazetarja Aianita Hoti, ku ka treguar se në rrugën ‘Prishtinë-Podujeve’ në fshatin ‘Pollat’ është shembur dheu dhe po rrezikohen banorët.
Tutje në këtë lidhje direkte po ashtu ka folur edhe njëri nga banorët e këtij fshati, ku është shprehur se shumë aksidente të trafikut po ndodhin për shkak të shembjes së dheut.
“Valla kjo është qe 2 vite edhe kemi bë ankesa në Komunë, kjo e fundit na qon nëpër ministria edhe ne fund ne jemi në mëshirën e Zotit edhe të juve edhe këtu janë të rrezikuar edhe fëmijët të cilët shkojnë në shkollë. Ne kemi adresuar ankesë po s’na kanë marrë parasysh ma herët, ka pas aksidente po jo me fatalitet, po të mëdha kogja shumë”, është shprehur banori. /Gazeta10/