
Lumi Lushta në Mitrovicë, ka dalë sërish nga shtrati. Kjo pas reshjeve të vazhdueshme, gjatë ditës së sotme, raporton portali Jepi Zë.
Ndryshe, Lumi i Lushtës ka një gjatësi prej rreth 19 kilometrave dhe është degë e djathtë e Lumit të Ibrit.
Sipas njoftimit të IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Në fushat termike parashihet rënie të lehta.