
Raporti: Egzona Shala
Ende asnjë intervenim edhe dy javë pas rënies së fasadës së një ndërtese të lartë në rrugën B ku rrezikoi jetën e qytetarëve. Banorët dyshojnë se deri tek rënia e fasadës nga kati i 13-të erdhi për shkak të punimeve të dobëta. Nga Komuna e Prishtinës nuk kanë kthyer përgjigje për veprimet të cilat do t’i ndërmarrin për këtë rasti.
“Nuk është vend fort i frekuentueshëm, por, qëndrimi në këtë pjesë mund të ketë pasoja të rënda për jetën e qytetarëve”, tha banori i kësaj pjese.
Për të paralajmëruar rrezikun në këtë zonë janë vendosur vetëm këta shirita emergjent.
“Që nga rënia e fasadës së kësaj ndërtese ende askush nuk institucionet relevante nuk ka dal në vendin e ngjarjes për të parë më nga afër situtatën”, tha banori tjetër.
E nga Komuna e Prishtinës nuk kanë kthyer përgjigje për veprimet të cilat do të ndërmarrin lidhur me rastin.
Probleme të ngjashme janë raportuar shumë herë në vende të ndryshme të kryeqytetit e sidomos gjatë motit me erëra të forta.