
Frika nga kabllot e një shtylle elektrike të vendosur afër çerdhes në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë u adresua në programin e ankesave në Kanal10.
Gëzim Shala, i cili shumë pranë saj ka edhe shtëpinë, në prononcim për Kanal10 tha se ndihen çdo ditë të rrezikuar.
Ai përmes linjës direkte dha më shumë detaje:
“Problemi është në kabllot që i kanë bërë dy-tre fish. Ka fëmijë të vegjël, është çerdhja afër, qarkulli është shumë i madh. Po frikësohemi edhe nga kamionat e mëdhenj, vijnë edhe i rrokun telat. Rasti ka qenë edhe para tri ditëve, deri ka ardhur policia s’kemi guxua me u largu prej rrugës”, tha Shala.
Ai tha se ka pasur raste kur telat e kësaj shtylle janë djegur e kanë shkaktuar flakë të cilat i kanë rrezikuar banorët e lagjes përreth./Gazeta10