
Dy persona janë rrahur mbrëmjen e sotme në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut nga disa të dyshuar, shkruan Gazeta10.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se dy të lënduarit të nacionalitetin shqiptar, kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre tashmë është stabile.
“Dy të rinj derisa kanë qenë në sheshin ‘Car Lazar’, dyshohet se janë sulmuar nga disa persona. Kanë pësuar lëndime të lehta trupore me ç’rast kanë pranuar edhe ndihmën e parë”, tha Elshani./Gazeta10