
Raporti: Bleona Dallaveraj
15% më shumë pritët që të rritet buxheti i Komunave për vitin 2023.
Kështu ka njoftuar shefi i qeverisë Albin Kurti në takim që pati me kryetaret e komunave të Kosovës.
Tutje shefi i ekzekutivit ka thënë se Qeveria po merr hapa reformues për rishikim të buxhetit, derisa ka shtuar se si Qeveri po mundohen të jenë sa më afër komunave.
Në këtë takim, ministri i administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se gjatë vizitave tyre në terren kanë vërejtur ngadalësim të implementimit të projekteve.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka thënë se moskompletimi për një kohë i bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, ka bllokuar për mbi një vit, punën e komunave në projekte të ndryshme kapitale.
Takimi është mirëpritur nga kryetarët e komunave.
Në këtë takim, kryetarët e komunave, pa përfshirë ata të komunave veriore që nuk morën pjesë, i bënë thirrje qeverisë që të mbështesë më shumë komunat. / Kanal10