Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë

Gazeta10
29 July 2026 - 9:16

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për ditën e sotme, 29 korrik.

Sipas vendimit të MINT-it të 3 korrikut 2026, çmimet maksimale janë:

  • Nafta (dizel): 1.74 euro-litri;
  • Benzina: 1.53 euro-litri;
  • Gazi: 0.60 euro-litri.

Ministria ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në publikimin e vendimit të radhës.

Po ashtu, MINT-i u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo ankesë lidhur me mosrespektimin e çmimeve të lejuara ta adresojnë përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.