Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rritet tatimi në pronë, alarmohen qytetarët

Gazeta10
24 January 2023 - 19:16

Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10

Qytetarët e vendit janë shprehur të alarmuar dhe të shqetësuar pasi faturat e reja të tatimit në pronë u kanë ardhur me çmime dyfishë më të larta. Sipas tyre, shifrat janë enorme dhe të papërballueshme për ta. Ndërsa, nga komuna e Prishtinës kanë thënë se kanë caktuar përqindjen më të ulët, dhe se është Ministria e Financave ajo që e vendos shifrën. Reagime ka pasur edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës..

Qytetarët e Kosovës janë alarmuar pas rritjet gati dyfishë të tatimit në pronë.

Si edhe në raste të tjera, institucionet lokale dhe qendrore ia kanë lënë fajin njëra-tjetrës për vlerat e reja të tatimit në pronë.

Shumica prej qytetarëve kanë përjetuar rritje dyshifrore, ndërsa ka pasur raste edhe në mbi 150 për qind.

Qytetarët kanë thënë se një shumë e tillë është e pa përballueshme për ta, pasi edhe ashtu një pjesë e konsiderueshme e tyre jetojnë në kushte të rënda.

Disa prej tyre, kanë fajësuar ekzekutivin e vendit për rritjen e tatimit në pronë, duke e cilësuar një vendim të tillë, si goditje për ta.  

Derisa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Komuna s’ka pasur ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë.

Sipas tij, kryeqyteti e kanë caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë.

Reagimet nuk kanë munguar as nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, nga i cili mekanizëm është kërkuar që të procedohet në Kuvend, Ligj i ri i Tatimit në Pronë.

“Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”Asociacioni i Komunave të Kosovës

Ndërkaq, profesori universitar, Ujkan Bajra, ka thënë se kjo rritje do të ndikojë në thellimin e varfërisë.

Pas rritjes së vlerës së tatimit në pronë ka pasur reagime edhe nga partitë opozitare, si dhe nga shoqëria civile.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.