Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Rritja e energjisë elektrike do të shkaktonte sfidë për konsumatorët” – Eksperti jep detaje

Gazeta10
26 February 2025 - 8:28

Eksperti i energjisë, Vezir Rexhepi në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar mundësinë e rritjes së energjisë elektrike.

Rexhepi ka thënë se nëse do të bëhet kjo rritje, do të shkaktonte sfidë për konsumatorët, raporton Gazeta10.

“Duke e pasur parasysh edhe situatën ekonomike të konsumatorëve, një rritje eventuale do të shkaktonte një sfidë për konsumatorët sepse edhe gjendja ekonomike nuk është në nivelet që duhet të jetë”, tha ai në Kanal10.

Ai shton se nëse bëhet rritja e energjisë elektrike nuk do të jetë aspak e pëlqyeshme dhe do të duhej verdikt i arsyeshëm.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.