Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rruga Veli Vraniqi problem me ndriçim publik, banorët në hall

Gazeta10
13 December 2024 - 10:04

Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, në një lidhje telefonike është lajmëruar një banorë nga Matiqani, ku ka njoftuar se kanë problem me ndriçimin publik.

Tutje në këtë lidhje ai po ashtu ka treguar se që tash e dy vite nuk ka ndriçim publik edhe përveç kësaj kanë problem edhe me qentë endacak.

“Tash e dy vite nuk kemi ndriçim në mëhallën tonë në Veli Vraniqi, dritat janë edhe nuk i kane lëshuar plus me qentë endacak kemi problem”, është shprehur banori. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.