Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Rrugës së re” të LDK-së për Kosovën

Gazeta10
31 Korrik 2023 - 19:54

Raprti: Fjolla Xheladini / Kanal10

Kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen “rrugës së re”, si rrugë e domosdoshme për vendin. Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Abdixhiku, ka thënë se e ka nisur këtë angazhim, meqë pushteti po e ndanë e po e përçanë popullin.

“Rruga e re” është ajo që duhet t’i bashkohen të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve e dallimeve që mund të kenë, si “rrugë e domosdoshme për vendin.”

Kështu është shprehur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Facebook.

Abdixhiku ka thënë se ka nisur këtë angazhim për rrugën që vendi duhet ta bëjë, duke shtuar se pushteti po e ndanë dhe përçanë popullin.

Kreu i LDK-së është shprehur se të gjithë bashkë kanë fatin e njëjtë, por edhe vullnetin për të ndryshuar rrënjësisht politikën.

Abdixhiku ka paralajmëruar se do të ketë takime të radhës dhe do të vazhdojnë të shpalosin ide në programin e “rrugës së re”.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nisur një sërë takimesh gjatë muajit të fundit në atë që e ka quajtur si “rruga e re”, por siç thotë ai, “pa kryeministrin Albin Kurti në të”.

Abdixhiku ka mbajtur takime me opinionistë, gazetarë, organizata të shoqërisë civile, ligjërues universitarë dhe me bizneset kryesore në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.