Armatim e municion i shumtë u gjet në komunat veriore të vendit, pas kontrollave nga njësitë policore gjatë dy ditëve të fundit.
Kjo gjendje sipas avokatit dhe ish-policit, Naim Rudari sjell në pah arsye më shumë për shtim kontrollimi atje, raporton Gazeta10.
“Policia tani ka prova të majftueshme që të bëj kontrolla më të shpeshta në lidhje me armatimin që po gjindet në posedim të qytetarëve serb atje. Nuk kemi njohur se personat e arrestuar a janë të përfshirë në tri rastet e fundit që kanë ndodhur. Duhet gjet prova që ndërlidhen drejtpërdrejtë me rastin, edhe pse fatbardhësisht tani reaguan edhe SHBA-të”, deklaroi ai.
Rudari, teksa fliste mbi zhvillimet në veri, përmendi edhe rastin e 24 shtatorit të vitit të kaluar, duke thënë se ka prova të majftueshme se ishte sulm i qëllimshëm e i pregaditur.
Ndërkaq gjetjen e shumtë të armëve atje, sipas tij edhe mund të jetë plan për deponim armësh në veri të vendit.
“Ka prova të mjaftueshme që kanë përgaditur, ushtruar pikërisht afër kufirit me armatim të ushtrisë, të Serbisë, e janë futur me arsenal të madh brenda shtetit të Kosovës me qëllim aneksimin e pjesës së saj. Reagimet kanë qenë të pakta. Por, ndoshta personat që po arrestohen nuk kanë të bëjnë drejpërdrejtë, përveç që po gjinden në posedim të arsenalit jashtëzakonisht të madh të armëve.Kjo, po ashtu është shqetësuese për institucionet e vendit. Po gjindet arsenal i madh i armëve, kështu që të nënkuptohet se Serbia po synon të bëj deponi armatimi në atë pjesë”, shtoi Rudari.