Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rugova: Disa skuadra kërkojnë qime në ve, ankesat ndaj gjyqtarëve nganjëherë të pakuptimta

Gazeta10
17 March 2024 - 23:19

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, duke pasqyruar problemet që po rrezikojnë futbollin e Kosovës.

Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i janë bashkuar edhe Edmond Rugova, Kujtim Zebica, Armend Thaqi, Betim Zeqiri e Kushtrim Krasniqi.

Në diskutim për ankesat e klubeve ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, foli edhe Edmond Rugova.

Rugova thotë se disa klube po ankohen pa bazë dhe kështu po dalin keq në opinionin publik.

“Disa klube po kërkojnë kime në vo, po ankohen ndaj gjyqtarëve pa bazë dhe nuk është mirë kjo as për to si klube, as për futbollin e Kosovës” – thotë ai.

Në dy xhirot e fundit, përpos rezultateve në fushën e lojës, vëmendje kanë marrë edhe vendimet diskutabile të gjyqtarëve, të cilat nuk po kalojnë pa u përmendur as nga vet klubet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.