
Kandidati për deputet nga LDK, Berat Rukiqi, në emisionin Gazeta deklaroi se LDK po hyn në garën zgjedhore me programin më të mirë dhe me përgatitje të plotë për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes.
Sipas Rukiqit, vendi ndodhet përballë nevojave të mëdha ekonomike dhe pas zgjedhjeve mund të përballet me një kolaps të përgjithshëm ekonomik.
Ai theksoi se kjo situatë reflektohet edhe në rritjen e numrit të familjeve në nevojë që po përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë si sinjal alarmi për gjendjen ekonomike në vend.