Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rusët hakmerren për vajzën e mikut të Putinit, mesazh në predhat dhe granatat ndaj ukrainasve

Gazeta10
27 Gusht 2022 - 13:46

Trupat e presidentit rus Vladimir Putin janë filmuar duke shkruar “Për Darya Dugina” në predha dhe granata përpara se të gjuanin një breshëri municionesh ndaj forcave ukrainase, sipas Daily Mail, transmeton Gazeta10.

Ushtarët rusë në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore shkruajtën në municione se kjo ishte ‘hakmarrja’ e tyre për Dugina, 29 vjeç, vajza e këshilltarit ‘guru’ të Putinit, i cili u vra nga një bombë në makinë.

Dugina, babai i të cilës Alexander Dugin është një ultranacionalist famëkeq, vdiq në një shpërthim në një autostradë pranë fshatit Bolshiye Vyazyomy pak jashtë kryeqytetit të shtunën.

Pas bombardimit, Kremlini njoftoi që Kievi kishte punësuar për vrasjen një nënë 43-vjeçare ukrainase që kishte udhëtuar në Rusi në mesin e muajit korrik, bashkë me vajzën e saj.

Por zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë besojnë se bomba nw makinw ishte vendosur si pjesw e njw operacioni nga forcat pro-Kremlinit me qëllim që të akuzojnw Ukrainën dhe të japin një justifikim për një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.