
Dje, më shumë se 6 mijë 400 rusë udhëtuan në Finlandë përmes rrugëve tokësore.
Këtë e bëri të ditur Matti Pitkäniitty, kreu i Njësisë së Çështjeve Ndërkombëtare në Rojet Kufitare Finlandeze përmes rrjetit social Twitter.
Sipas CNN, rreth 3 mijë e 227 rusë dolën nga Finlanda, transmeton Gazeta10.
Duke i krahasuar këto të dhëna me numrat e gushtit dhe shtatorit, Pitkäniitty tha se Finlanda pa rreth 6,000 rusë që mbërrinin në Finlandë./Gazeta10