Gazeta10

Rusi, gazetarja protestuese dërgohet në arrest shtëpiak

Ish-gazetarja e televizionit rus, Marina Ovsyannikova, u vendos në arrest shtëpiak për dy muaj të enjten në një çështje penale ku ajo akuzohet për përhapjen e lajmeve të rreme për forcat e armatosura të Rusisë, citoi agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë një gjykatë në Moskë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Ovsyannikova tashmë është gjobitur dy herë në raste të veçanta për protestë kundër luftës në Ukrainë, duke përfshirë ndërprerjen e një buletini të drejtpërdrejtë kombëtar të lajmeve në mars, duke thirrur “Ndalo luftën!” dhe duke mbajtur lart një pankartë që u thoshte shikuesve të mos i besonin propagandës shtetërore.

Në rastin e fundit, ajo përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore për shpërndarjen e informacionit rreth ushtrisë ruse që ndryshon nga prespektiva e qeverisë.

Kjo lidhet me një protestë në korrik, kur ajo qëndroi në një argjinaturë lumi përballë Kremlinit dhe mbajti një poster që e quajti presidentin Vladimir Putin një vrasës dhe ushtarët e tij fashistë.

“Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin para se të ndaloni?” shkruante në poster.

Rusia miratoi një ligj të ri kundër diskreditimit të forcave të armatosura më 4 mars, tetë ditë pasi pushtoi Ukrainën në atë që ajo e quan një “operacion special ushtarak”. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë