Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Hungari

Gazeta10
27 Gusht 2022 - 11:24

Gjiganti rus i energjisë bërthamore Rosatom do të fillojë ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në Hungari në javët e ardhshme.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm i Hungarisë, shkruan BBC, transmeton Gazeta10.

Me dy reaktorët shtesë, termocentrali bërthamor, aktualisht i përbërë nga katër reaktorë të ndërtuar nga sovjetikët do të ketë kapacitetin e tij më shumë se dyfish.

“Ky është një hap i madh, një moment historik i rëndësishëm,” tha Szijjarto në një postim në Facebook.

“Në këtë mënyrë ne do të sigurojmë sigurinë energjetike të Hungarisë në afat të gjatë dhe do t’i mbrojmë hungarezët nga luhatjet e çmimeve të energjisë.”

Ai shtoi se reaktorët bërthamorë mund të jenë gati për shërbim deri në vitin 2030./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.