Gazeta10

Rusia dyfishon numrin e sulmeve ajrore në Ukrainë

Rusia ka dyfishuar numrin e sulmeve ajrore ndaj pozicioneve ushtarake dhe infrastrukturës civile të Ukrainës në krahasim me javën e kaluar, tha të enjten gjenerali ukrainas Oleksiy Hromov, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Hromov tha se Ukraina do të dërgojë përforcime në Pisky, një qytet i vijës së parë në periferi të qytetit të Donetsk të kontrolluar nga separatistët është përballur me luftime intenzive ditët e fundit.

“Gjatë gjithë javës, armiku ka sulmuar vazhdimisht Pisky, duke kryer 6-7 sulme në ditë,” shtoi ai.

Separatistët e mbështetur nga Rusia pretenduan se kishin pushtuar Pisky, por zyrtarët ukrainas mohuan se qyteti ishte okupuar.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte asnjërën prespektivë.

Hromov tha gjithashtu se rreth 2,400 ushtarë ukrainas janë trajnuar tashmë në Britani, ndërsa 2,400 të tjerë janë duke u trajnuar, me plane për trajnimin e 5,000 të tjerëve.

Britania ka ofruar të trajnojë deri në 10,000 ushtarë çdo 120 ditë, dhe disa vende, përfshirë Kanadanë dhe Danimarkën, kanë thënë se do të dërgojnë instruktorë ushtarakë në Britani për të ndihmuar trajnimin e tyre. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë