Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rusia konfiskon disa armë të ofruara nga SHBA në Ukrainë

Gazeta10
11 Mars 2023 - 8:18

Rusia ka kapur disa nga armët dhe pajisjet e ofruara nga SHBA dhe NATO të mbetura në fushën e betejës në Ukrainë dhe i dërgoi në Iran.

Gjatë vitit të kaluar, SHBA, NATO dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë kanë parë disa raste kur forcat ruse kanë konfiskuar pajisje armësh më të vogla, duke përfshirë sistemet antitanke Javelin dhe anti-ajrore Stinger, të cilat forcat ukrainase ndonjëherë janë detyruar t’i lënë pas. në fushën e betejës, thanë burimet për CNN, raporton Alsat-M, përcjell Gazeta10.

Në shumë prej këtyre rasteve, Rusia i ka dërguar më pas pajisjet në Iran për t’i çmontuar dhe analizuar, me gjasë që ushtria iraniane të mund të përpiqet të bëjë versionin e tyre të armëve.

Rusia beson se vazhdimi i ofrimit të armëve perëndimore të kapur për Iranin do ta stimulojë Teheranin që të mbajë mbështetjen e tij për luftën e Rusisë në Ukrainë, thanë burimet.

Zyrtarët amerikanë nuk besojnë se çështja është e përhapur apo sistematike dhe ushtria ukrainase e ka bërë zakon që nga fillimi i luftës t’i raportojë Pentagonit çdo humbje të pajisjeve të ofruara nga SHBA për forcat ruse, thanë zyrtarët. /Gazeta10/  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.