Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sa po vetëdijësohen njerëzit të raportojnë komentet negative? – flet Leonora Dervishaj-Pacolli

Gazeta10
21 March 2025 - 8:57

Komentet negative nga profilet e rreme në rrjetet sociale u diskutuan këtë të premte në programin e mëngjesit në Kanal10.

Se çfarë hapash juridik mund të ndërrmerren në rastet e tilla, foli edhe avokatja, Leonora Dervishaj-Pacolli.

Dervishaj-Pacolli mes tjerash përmendi edhe disa raste kur ato bëhen më serioze, sikurse kanosja e nxitja e urrejtes.

 

Ka raste që i kalojnë limitet e shprehjes së lirë dhe bien ndesh me dispozitat ligjore civile apo penale. Në aspektin juridik, komente negative ka tek rastet e shpifjes apo fyerjes ndaj një personi. Ka raste kur në bazë të komenteve negative ka edhe elemente të veprës penale, shembull kanosjes, nxitjes së urrejtjes etj“, bëri të ditur ajo.

 

Sipas saj, personat që ballafaqohen me raste të tilla, mund t’i drejtohen policisë apo edhe gjykatave pas mbledhjes së dëshmive.

“Në rast se është fyerje apo shpifje, personi  i mbledh materialet dhe bën padi për kompensim dëmi, për atë të pavërtetë që i është përhap në opinion. E njejta është  nëse veprimi ka elemente të veprës penale atëherë ka të drejtë t’i bëj “screenshot” apo linkin dhe të drejtohet në polici”.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.