Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sadik Zeqiri: Na futën në sallën e sportit për të na djegur të gjallë, shpëtuam në momentet e fundit

Gazeta10
20 May 2026 - 20:08

Sadik Zeqiri, i mbijetuari i masakrës së Dubravës, në emisionin Gazeta, ka rrëfyer një nga momentet më të rënda që përjetuan të burgosurit shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Ai deklaroi se të burgosurit kishin kuptuar se po dërgoheshin drejt ekzekutimit, pasi ishin mbledhur të gjithë në sallën e sportit të burgut të Dubravës.

“Kemi ditur që po na fusin në sallën e sportit për me na vra. Ishim 700-800 veta aty brenda”, tha Zeqiri.

Sipas tij, objekti ishte i rrethuar plotësisht nga forcat serbe, ndërsa ai dyshon se qëllimi kishte qenë djegia e të burgosurve.

“Jam shumë i sigurt që kishte benzinë dhe kanë dashur me na djegë të gjallë, por diçka ka ndodhur dhe kemi shpëtuar”, deklaroi ai.

Zeqiri tregoi se më pas autoritetet serbe u kishin thënë se burgu nuk kishte më kushte dhe se do të transferoheshin në burgje tjera në Serbi.

Ai rrëfeu se më 24 maj të burgosurit u transferuan fillimisht në burgun e Lipjanit, ku sipas tij, pavijonet ishin të stërmbushura me të burgosur nga Dubrava dhe persona të arrestuar gjatë luftës.

“Më pas na hipën në autobusë dhe na nisën drejt Nishit. Disa të burgosur i dërguan në burgje tjera në Serbi”, tha Zeqiri.

Sipas tij, të burgosurit në atë kohë nuk kishin informacion të qartë për përfundimin e luftës, por vetëm kishin dëgjuar fjalë për një marrëveshje që pritej të ndodhte.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.