
Delegacioni serb i kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq ka filluar takimin me Shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josef Borell dhe ndërmjetësinë për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.
Gazetari Kushtrim Sadikun direkt nga Brukseli ka raportuar ne emisionin “Raport Special” në Kanal10, ku ka dhënë detaje lidhur me takimet që po ndodhin atje.
“Në orën 16 presidenti serb Vuçiq është futur në objektin e shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian, në këto momente kur është pritur të përmbyllet takimi me Kurtin, i cili kësaj radhe e kishte fatin që të jetë i pari që të ‘ndeshet’ me përfaqësuesin e lartë të BE-së Joseph Borell dhe ndërmjetësin Miroslav Lajçak”, ka thënë ai.
Tutje Sadiku ka thënë se nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur brenda në këtë takim
“Megjithatë, sipas paralajmërimit të Lajçak dhe Borellit duket se temë e diskutimit ka qenë çështja e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Sadiku. /GAZETA10/