Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sadiku nga Veriu i Mitrovicës: ‘Po shkelen me të dy këmbët të drejtat e të gjitha komuniteteve?

Gazeta10
05 Shtator 2024 - 21:51

Zëvendëskryesuesi i asambles komunale në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku i ftuar në Politiko në Kanal10 deklaroi se të drejtat e komuniteteve duhet të mbrohen sipas Kushtetutes.

“Nëse nuk e mbron lirinë e tjetrit nuk e meriton as lirinë tënde. Në katër komunat në veri është duke u bërë diskriminim gjuhësor tek dokumentacioni, duhet t’i kryejmë përgjegjësitë tona. Duhet edhe t’i tregojmë komunitetit serb ti marrin të drejtat. Kushtetutën nuk e kemi shkruar ne, e ka shkruar Ahtisari, pra një i huaj dhe ne duhet ta respektojmë atë, ti respektojmë simbolet”, deklaroi ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.