
Në dokumentarin e realizuar në Izrael, gazetari Kushtrim Sadiku ka theksuar se qëllimi i udhëtimit të tij ka qenë informimi i publikut dhe pasqyrimi i plotë i situatës, e jo marrja e anës në konflikt.
Duke folur nga Sderoti, vetëm një kilometër larg Gazës, aty ku kanë nisur sulmet e 7 tetorit, Sadiku tha se dokumentari synon të sjellë kontekstin e zhvillimeve që çuan në luftë.
“Sot jemi këtu për ta sjellë kontekstin e atij zhvillimi, jo për të marrë anë, por për të parë se si ka nisur lufta që solli rreth 70 mijë viktima”, u shpreh ai.