
Draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i përgatitur nga Ekipi Menaxhues, i cili përbëhet nga katër serbë, me në krye Danijela Vujiçiqin, deputete në Kuvendin e Serbisë nga partia e Aleksandar Vuçiqit pritet të jetë i ngjashëm me atë të viti 2015 të cilin Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë disa pika të saj.
Ka njoftuar kështu nga Brukseli gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte, raporton Gazeta10.
“Informacionet fillestare që ne i kemi janë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe statuti i propozuar nga ekipi menaxhues që pritet të publikohet para pak çastesh, pritet të jetë një lloj statuti i Asociacionit siç është paraparë para 2015 që i bie para vendimit të Gjzkatës Kushtetuese që i hodhi poshtë mbi 20 pika.”, tha Sadiku nga Brukseli. /Gazeta10