Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sadriu-Lushtaku tregon katër shtetet mike të Kosovës që votuan kundër shqyrtimit për anëtarësim në KiE

Gazeta10
13 January 2023 - 23:35

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Sadriu-Lushtaku, ka thënë se kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës kanë votuar katër shtetet mike të vendit, raporton Gazeta10.

Sadriu-Lushtaku ka thënë se ky moment tregon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht.

Më tej, ajo ka përmendur edhe katër shtetet mike të Kosovës që kanë votuar kundër këtij aplikimi.

Tutje, ajo ka thënë se kjo dëshmon që vendimi për të aplikuar në KiE ka qëne i pakoordinuar.

Këtu keni statusin e plotë:

“Kosova paguan çmimin e moskoordinimit

Dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht. Katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër. Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike.

Jehona Lushaku Sadriu

#QeveriaKurti

#deshtimdiplomatik”, ka shkruar Sadriu-Lushtaku në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.