Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sahiti do Ballkanin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Gazeta10
04 February 2024 - 23:43

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me një super panel.

Studios së emisionit “Kampionët” i rikthehet analisti i përhershëm, Bekim Isufi, të cili i bashkohen edhe Valon Osmani, Arbër Prekazi, Mevlan Zeka, Taulant Dajaku dhe Samir Sahiti.

Samir Sahiti i Trepçës ’89 tregohet optimist kur u pyet se kë dëshiron në fazën tjetër të Kupës së Kosovës.

“Duam Ballkanin. Nuk i llogarisim si ekip evropian, për ne të gjithë janë të barabartë, në fushë jemi shumë serioz” – tha ai.

Trepça ’89 në fazën e 1/8 së finales eliminoi skuadrën e Llapit me rezultat 4-2 pas vazhdimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.