
Ish-rektori i UP-së Naser Sahiti ka folur në Prime Time rreth emrave të kandidatëve në konkursin për pozitën të cilën e mbante ai deri para një muaji.
Sahiti ka treguar se pjesë e garës do të jetë edhe ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, infektologu, Ilir Tolaj, Bud Deda, Salih Salihu, Sefer Avdiaj, Enver Rugova dhe Qerim Qerimi, shkruan Gazeta10.
“Salih Salihun nuk e kam njohur personalisht. Me këta tjerët ngapak i njoh. Është edhe Ilir Tolaj, ish-sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë. Kurrëfar raporte personale s’kam pasë rast të kem sa kam qenë në pozita drejtuese”, tha Sahiti në Prime Time.
Konkursi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është hapur më 24. tetor. /Gazeta10