
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me një super panel.
Studios së emisionit “Kampionët” i rikthehet analisti i përhershëm, Bekim Isufi, të cili i bashkohen edhe Valon Osmani, Arbër Prekazi, Mevlan Zeka, Taulant Dajaku dhe Samir Sahiti.
Lojtari i ’89-shit, Samir Sahiti ironizoi me Llapin duke thënë se tentuan të luajnë sport tjetër.
“Menduan se po luajnë basketboll, duke bërë disa zëvendësime, besoj se këtë ia ka mësuar trajneri i tyre, i cili në stërvitje para disa ditësh është parë me skema të basketbollit duke stërvitur” – tha ai.