
E diela sjellë emisionin “Kampionët” në ekranet e shikuesve.
Për të folur rreth selektorit të ri të Kosovës e Superligës, të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Muhamet Dragusha, Artan Osmani dhe Taulant Dajaku.
Në lidhje direkte është i ftuar edhe Muharrem Sahiti, drejtor i kombëtares së Kosovës.
Drejtori i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti u shpreh krenar me punën e tij dhe të stafit te Kosova.
“Unë jam shumë krenar me arritjet e mia dhe të stafit te kombëtarja e Kosoës përgjatë sa kam qenë drejtor i komëbtares së Kosovës”.
Ai tutje nuk kaloi pa u ngacmuar nga Taulant Dajaku, i cili i tha me ironi se, nëse ai është krenar me arritjet e tij, atëherë debati për të përfundon.
Sahiti nuk vonoi përgjigjen, duke i thënë Dajakut se ai duhet të jetë krenar që po ndanë kohën me të./Gazeta10/