Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Sakrifica e Jasharëve”, ish luftëtari Gashi kujton çka i motivoi t’i bashkoheshin UÇK-së

Gazeta10
10 April 2024 - 21:20

Ish-bashkëluftëtari i Agim Ramadanit, Xhafer Gashi. Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka kujtuar momentet më interesante nga periudha e luftës.

Gashi ka thënë se sakrifica e Jasharëve ishte një ndër motivet më kryesore që i motivuan t’i bashkohen UÇK-së.

“Duke i parë rrethanat që ndodheshin në Kosovë mund të them edhe në ish Jugosllavisë, shpërbërja e ish Jugosllavisë, shihej qartë që edhe Kosova meqë ishte nisur fillimisht problemi nga Kosova, atëherë dihej se nuk do të shpëtojë pa ndonjë konflikt të armatosur apo edhe më gjerë, pastaj ne filluam parapërgatitje me shumë vullnetarë që ishin në diasporë, pastaj aktivitete të ndryshme. Me Agimin më 11 mars të vitit 1998, pas rënies heroike të familjes Jasharaj, tanimë kuptohej se s’do të ketë qetësi më në Kosovë dhe e vetmja alternativë ka mbetë lufta”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, nesër  shënohet 25 vjetori i rënies së heroit të kombit, komandantit të Brigadës 138, Agim Ramadanit. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.