
Labinot Salihu nga Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se është shqetësuese vazhdimi i grevës.
Salihu në Info10, ka deklaruar se e drejta e nxënësve për shkollim është duke u shkelur, dhe se ky problem është shndërruar në problem kronik të shtetit, transmeton Gazeta10.
“Për neve si Këshill i Prindërve është mjaft shqetësuese situata, duke u nis prej faktit që e drejta e nxënësit për shkollim është e drejtë kushtetuese. Kjo e drejtë kushtetuese e nxënësve është duke u shkelë në mënyrë drastike tash e tri javë, por kjo çështja e grevës në arsim është shndërruar në problem kronik i shtetit tonë.”, ka thënë fillimisht ai.
Më tej, Salihu ka thënë se është momenti i fundit që nxënësit të nxirren nga mesi i Qeverisë dhe SBAShK-ut./Gazeta10