Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka reaguar pasi zyrtarisht u bë pjesë e listës së 110 kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
Salihu tha se ndjehet i nderuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
“Të jem pjesë e një liste me individë të shquar që kanë dhënë kontribut të madh për Kosovën është një privilegj i veçantë për mua. E shoh këtë mundësi si një përgjegjësi të madhe dhe jam plotësisht i përkushtuar për të dhënë kontributin tim maksimal, duke synuar mbështetjen e qytetarëve tanë, që LDK të dalë fituese në këto zgjedhje”.
“Programi ynë, ‘Rruga e Re’, ofron një vizion të qartë për zhvillimin dhe një të ardhme më të ndritur për vendin tonë. Si deputet i ardhshëm, do të përqendrohem kryesisht në çështjet e rinisë dhe sportit, duke synuar krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë tanë që të realizojnë ëndrrat e tyre këtu, në Kosovë”, shkroi Salihu.
Tutje, ai tha se beson fuqishëm se investimi në rini dhe sport është themeli i një shoqërie të shëndetshme, të drejtë dhe të suksesshme.