
Kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatrave Aqareva dhe Tica.
Ai tha se këto vendbanime përfaqësojnë histori, sakrificë dhe krenari, dhe se takimet me banorët e tyre i japin besim se punët e përbashkëta janë të rëndësishme për të ardhmen e komunës. Lushtaku theksoi vendosmërinë për të ecur drejt fitoreve në zgjedhjet e 12 tetorit.